Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u votua për zgjatjen e mandatit të anëtarëve të Vettingut deri në vitin 2024, ku votave të mazhorancës iu janë bashkuar edhe ato të Partisë Demokratike.
Ndërkohë, ish-deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar ashpër deputetët demokratë dhe veçanërisht kryedemokratin Lulzim Basha.
Sipas tij, Basha është i detyruar të votojë pro, pasi është ” i tredhur nga dosjet e Rrugës së Kombit, 4 viktimat e 21 Janarit, marrëveshja e detit me Greqinë, dosja Toyota Yaris” dhe disa çështje të tjera kriminale.
