Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Burracakë që s’patën as guximin të votojnë kundër zgjatjes së Vettingut”

22:34 / February 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Selia e PD 770x434 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili tha sot në foltoren e Kuvendit se kryedemokrati Lulzim Basha kishte bërë “marrëveshje nën rrogoz” me kryeministrin Edi Rama, për të votuar pro zgjatjes së afateve të vettingut. Me një postim në Facebook, PD e konsideron Berishën dhe mbështetësit e tij si “burracakë” që nuk patën guxim të votonin kundër zgjatjes së afateve të vettingut, sikurse kishin deklaruar.

“Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere.  Ata janë burracakë se  nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi”, thuhet në postim e PD.

Po ashtu Partia Demokratike akuzon Berishën dhe mbështetësit e tij se janë pengje të korrupsionit të tyre dhe se kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.

“Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak. Koha e non gratave të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere.  Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën”, përfundon reagimi.

Seanca e sotme u shoqërua nga debate të forta, ku Berisha publikoi edhe një video të Bashës, të disa viteve më parë, ku kërkonte të mos votohej Vettingu.

burracake guximin Vettingu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.