Nga aksioni anti-drogë i nisur me bujë ditën e sotme në Vlorë, nuk është sekuestruar asnjë rrënjë kanabisi.
Mësohet se policia ka bastisur rreth 300 objekte, por nuk ka konstatuar bime narkotike.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 80 forca policie dhe 3 grupe FNSJ. Operacioni u shtri kryesisht në Selenicë dhe Himarë.
