Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

 “Korrierja” e grupit të skifterave të Laçit kapet në Stamboll, barkun e kishte “mbushur” me flori

09:29 / February 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lac
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elton Qyno

Grupit të skifterave të floririt e bizhuve luksoze, i kapet në Stamboll “korrierja” Fatime Reçi. Pamjet filmike bëhen hit, në median Turke.

Çuditë e skifterave të Laçit, nuk kanë të sosur. Pasi kanë arritur të boshatisin dyqanet, e vilat luksoze në Itali dhe vende të tjera të Europës, mallin e cilësisë së parë të floririt dhe argjendit, e sjellin në Shqipëri. Nga ku më pas e çojnë në Turqi, nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të autobuzave.

Një skemë kjo kriminale që dalë nga dalë është kthyer në monopolin e një grupi kriminal që vepron në Shqipëri, që kohët e fundit është dëgjuar për disa atentate të kryera në seri, në Lezhë, Laç dhe Tiranë.

Kjo skemë sigurisht dihet edhe nga ana e Policisë së Shtetit, por edhe nga ana ime, por ja që për qamet nuk është bërë asnjë operacion, qoftë për të parandaluar.

Grupi, zotëron dyqane argjendi dhe floriri në Tiranë dhe jo vetëm, ndërsa tregtia e sendeve të vjedhura në vende të ndryshme të Europës, vijon pa ndërprerje me argjendaritë e njohura Turke.

Por atë që nuk është në gjëndje t’ia bëjë Policia e Shtetit, në fakt pak ditë më parë, ja bëri policia e Stambollit, e cila i kapi grupit të skifterave, pikërisht korrierin kryesor.

Një çantë e mbushur me flori, bizhuteri luksi dhe monedha argjëndi të vjedhura, dërgohen kontrabandë në Tuqi. Sendet me vlerë, që sigurisht shiten me shifra mjaft më mëdha, u sekuestruan në barkun e një gruaje nga policia Turke.

Sot mediat online Turke, kanë buçitur nga një haber, siç ishte arrestimi i një gruaja, e cila ishte kthyer në një korriere seriale, e grupit të skifterave të Laçit.

Fatime Reçi, është ndaluar në aeroportin e Stambollit në 14 janar 2022, por policia e këtij qyteti dhe gazetari Turk, Emir Somer, publikuan lajmin njëherësh dhe pamjet filmike ditën e 10 shkurtit.

Në pamjet filmike duket qartë, Fatime Reçi, që bën lëvizje të dyshimta pasi në trupin e saj ishte ngjitur, një çantë e mbushur plot me sende me vlerë, si monedha argjenti antike, ora dore mjaft të shtrenjta dhe të markava të ndryshme, dhjetëra unaza flori e argjëndi të pastër, dy shufra flori dhe vathë floriri.

Policia e aeroportit ndoqi gruan që dyshonin për veprimet e saj. Më pas policia e ndaloi gruan dhe e kontrolloi atë dhe valixhen e saj.

Por kur në valixhe nuk u gjënd asgjë, policia konstatoi se Reçi kishte vendosur një çantë të veçantë në bark poshtë rrobave, duke lënë përshtypjen e kërthizës.

Nga çanta e kontrolluar, rezultoi se aty ishin 3 kilogramë 117 gram flori, me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira.

14 ora dore me vlerë tregu 565 mijë lira për marka të ndryshme.

588 gramë bizhuteri ari të përbërë nga gjerdan unaza dhe vathë me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira.

73 bizhuteri ari gjithsej 104 gramë ari në pesha të ndryshme, në formën e 817 gramë monedha në përmasa dhe pesha të ndryshme dhe 8 shufra të vogla, me vlerë tregu rreth 83 mijë e 400 lira, u sekuestruan.

Mediat Turke, shkruajnë se Fatime Reçi është nga Shqipëria dhe pas shoqërimit në polici, është vendosur një masë sigurime e lirimit me kusht.

Ndërsa nga verifikimet rezulton se ajo është nga qyteti i Laçit, dhe ka lidhje familjare me një personazh të ekzekutuar kohët e fundit pikërisht në qytetin e Laçit dhe një personazh tjetër që kohët e fundit qëndron në hije të disa bizneseve.

Elton Qyno tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.