Partia Demokratike ka reaguar disa orë pasi Sali Berisha prezantoi kandidatin për Dibrën në zgjedhjet e pjesshme vendore, Premtim Kryemadhi, duke thënë se ai nuk përfaqëson dibranët dhe as demokratët por “Shtëpinë e Ilirit”.
PD e cilësoi zgjedhjen e Kryemadhit si përfaqësuesin e Dibrës si një poshtërim për qytetarët e saj, duke sjell në kujtesë se ai është bashkëshorti i ish-prokurores së shkarkuar Belina Zeneli e cila sipas tyre përveç Dosjes “184”, nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.
“Kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, nuk përfaqësojnë demokratët. Ata përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë.
Dibranët e dinë mirë se si gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk çoi para drejtësisë ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që blenë dhe shantazhuan dibranët për vota.
Demokratët dhe qytetarët dibranë, janë poshtëruar nga Berisha dhe Meta, të cilët përzgjodhën si kandidat pikërisht burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila përveç Dosjes “184”, nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.
Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk mund të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajmë Ramën.”, shkruan PD në Facebook.
Sali Berisha mëngjesin e sotëm ka prezantuar nga Dibra kandidatin e “Shtëpia e Lirisë” Premtim Kryemadhi. Sali Berisha i ka dalë në krah Armand Dukës, teksa i është referuar shpërthimit me tritol në banesën presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ish-kryeministri akuzoi qeverinë duke thënë se zëvendësoi topin me tritol.
“Narko shteti, siç e patë herën e fundit në Federatën Shqiptare të Futbollit, zëvendësoi topin me tritol. Arroganca e një njeriu që ka trashëguar psikologjinë më të keqe të etërve të tij”, tha Berisha.
Ish-kryeministri u shpreh se kritikoi Lulzim Basha kur vendosi të dekonspironte çështjen e “Toyota Yaris” dhe se ai tani duhet të ishte në qelinë e burg. Ai pretendon se këtë çështje për Bashën e ka mbyllur kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se beson tek drejtësia belge.