Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Prekë Tonajt pasditen e sotme në Grudë të Shkodrës.
Burime për Ora News, se më herët 47-vjeçari kishte humbur dhe dy vëllezërit.
Mësohet se një vëlla i ishte vrarë në regjimin e komunist dhe një tjetër 10 vite më parë. Nuk dihen personat që fshihen pas këtyre vrasjeve dhe nuk dihet nëse të njëjtët persona kanë vrarë edhe 47-vjeçarin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15 në fshatin Grudë të Shkodrës, ku Prekë Tonaj u ekzekutua me armë zjarri brenda një lokali. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.