Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

GJKKO dënon me 3 vite burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha

16:05 / February 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20210311 182029 110321 5 03 3 HO095Zd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot dënimin për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe të akuzuarit e tjerë të konsideruar pjesë e një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare. GJKKO ka vendosur 3 vite burg për ish-gjyqtaren që nga gjykimi i shkurtuar i zbritet në 2 vite.  Po kështu për avokatin Aldo Tabaku është vendosur 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite.

Ndërkohë ish-gjyqtarja e ka konsideruar një sulm politik nga kryeministri Edi Rama, procesin gjyqësor në ngarkim të saj. Në seancën e sotme në GJKKO, Hoxha tha se hetimi ndaj saj nisi menjëherë pasi u cilësuar si monstër nga ana e kryeministrit. Në vijim Hoxha kërkoi pafajësi ndaj akuzave të ngritura ndaj saj.

Enkelejda Hoxha e cila u arrestua me 11 shkurt bashkë me persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Ajo është akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe rrezikon një dënim me nurg nga një vit deri në katër vjet, nëse shpallet fajtore.
Me 17 mars Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin Hoxhës nga detyra pë lirim në kundërshtim të ligjit të dy të burgosurve.

Gjyqtarja akuzohet se ka mundësuar uljen e dënimit dhe lirimin nga burgu të disa të dënuarve të profilit të lartë – përfshirë Endrit Doklen, Ilir Pajën dhe Hekuran Billën, kundrejt shumave që shkonin nga 6 miëj euro deri në 12 mijë euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu mbledh drejtuesit e shëndetësisë dhe kërkon angazhim të përditshëm në terren: Kujdesi shëndetësor nis duke dëgjuar qytetarët

17:39 / September 13, 2026

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

17:00 / September 13, 2026

Iu vu tritol tek dera e shtëpisë në Kamëz, ‘shënjestra’ i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

15:40 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.