Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fakte surprizuese mbi transparencën në Facebook të politikanëve shqiptarë, kur i kanë krijuar faqet, si kanë ndryshuar emrat dhe…

18:47 / February 14, 20226 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1553254556 ramabashaberishakryemadhimeta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Politikanët shqiptarë shpesh hedhin akuza të ndërsjella mes njëri tjetrit për mungesë transparence, por si ndjehen ata kur transparencën e tyre ua bën dikush tjetër. Nuk po flasim këtu për vendimet që janë marrë kur ata kanë qenë në pozicione drejtuese në organet ekzekutive, por behët fjalë për transparencën që bën rrjeti social Facebook në lidhje me faqet e tyre në këtë platformë komunikimi. Pa asnjë diskutim Facebook është “media sociale” më e rëndësishme për politikanët shqiptarë ku ata shpërndajnë mendimet, punën e tyre por dhe akuzat që kanë për kolegët. Ditë më parë Babel.al bëri një monitorim dhe krahasim midis faqeve në Facebook të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Dhe të dhënat ishin shumë interesante.

Në monitorim janë marrë 13 politikanë, kryesisht kryetarë partie ose persona që kanë një zë shumë të rëndësishëm në politikë. Nga ky monitorim rezulton se Edi Rama është politikani shqiptar më i ndjekur në rrjetin social Facebook me 1.5 milionë ndjekës si dhe gjithashtu politikani që ka me numrin më të lartë të menaxherëve në faqen e tij, ku numërohen 21 persona të gjithë  rezidentë në Shqipëri. Tjetër e dhënë interesante është se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka as gjysmën e ndjekësve të kryesocialistit Edi Rama. I çuditshëm është fakti se presidenti Ilir Meta ndjek vetëm drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus. Ajo që bie në sy është se bashkëshortja e Presidentit ndjek vetëm 5 persona në Facebook dhe asnjëri prej tre nuk është Ilir Meta.

Nga politikanët e monitoruar rezulton se 9 prej tyre i kanë faqet të verifikuara nga Facebook se profili i tyre është autentik. Tre prej tyre i kanë faqet jo të sigurta dhe vetëm njëri nuk ka fare faqe por vetëm një llogari personale në Facebook. I pari që ka hapur faqe në Facebook është Erion Veliaj. Dy prej politikanëve të njohur mbajnë foto nga takimi me Papën, qoftë në kryesore apo në sfond si (background).

Një pyetje që na lind natyrshëm është se përse politikanët tanë kanë kaq shumë administrator në faqet e tyre të Facebook, dhe më e rëndësishmja, kush i paguan ata edhe pse disa prej tyre jetojnë jashtë Shqipërisë në vende si Kosova, Italia, Gjermania, Malta dhe Amerika?

  1. Edi Rama.

Politikani shqiptar më i ndjekur në rrjetin social Facebook, 1.5 milionë. Faqja është sigurt, e verifikuar nga Facebook. Në BIO shkruan se është kryeministri i Shqipërisë prej shtatorit të vitit 2013. Megjithëse më i ndjekuri Edi Rama nuk ndjek askënd në Facebook. Faqja e tij është krijuar më 22 shtator të vitit 2009 dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë nga dita e krijimit. Ai është gjithashtu edhe politikani me numrin më të lartë të administratoreve në faqen e tij të Facebook ku numërohen 21 persona, të gjithë rezidentë në Shqipëri.

Screenshot 20220214 111655 Facebook
Screenshot 20220214 111647 Facebook
Screenshot 20220214 111558 Facebook
Screenshot 20220214 111457 Facebook
  1. Lulzim Basha.

Kryedemokrati nuk ka as gjysmën e ndjekësve të kryesocialistit. Faqja është sigurt, e verifikuar nga Facebook. Basha numëron në faqen e tij rreth 654 mijë ndjekës. Në BIO shkruan se është kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Lulzim Basha ndjek vetëm faqen zyrtare të partisë Demokratike. Faqja e tij është krijuar më 22 shkurt të vitit 2011. Emri i faqes së tij është ndryshuar më 3 shkurt të vitit 2014, nga Lulzim Basha – Faqja Zyrtare në Lulzim Basha. Faqja e demokratit ka 10 administratorë dhe të gjithë janë rezidentë në Shqipëri.

Lulzim Basha
Screenshot 20220214 111823 Facebook
Screenshot 20220214 111801 Facebook
Screenshot 20220214 111740 Facebook
  1. Sali Berisha

Sali Berisha është politikani i dytë shqiptar më i ndjekur në Facebook,  me 1.1 milionë ndjekës. Faqja e tij është e sigurt, e verifikuar nga Facebook.  Në BIO ai shkruan “Për mua ju jeni të parët. Më kontaktoni për pyetjet apo shqetësimet tuaja duke dërguar SM”. Berisha ndjek vetëm dy faqe, “Partia Demokratike e Shqipërisë” dhe “Rilindja Demokratike”. Faqja e Sali Berishës është krijuar më 5 dhjetor të vitit 2012 dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë nga dita e krijimit. Menaxher të faqes janë 8 persona nga të cilët 6 janë rezidentë në Shqipëri, 1 në Kosovë dhe në nga Amerikë.

Sali Berisha
Screenshot 20220214 120738 Facebook
Screenshot 20220214 120718 Facebook
Screenshot 20220214 111907 Facebook
  1. Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta numëron 159 mijë ndjekës në rrjetin social Facebook ndërkohë që ndjek vetëm një person. Ndoshta ju duket çudi por Meta ndjek vetëm drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus. Faqja është sigurt dhe e verifikuar nga Facebook. Në BIO shkruan “Presidenti I Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ili Meta”. Faqja e Ilir Metës është krijuar më 24 korrik të vitit 2017 dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë nga dita e krijimit. Faqja e tij ka 5 administratorë dhe të gjithë janë rezidentë në Shqipëri.

Ilir Meta
Screenshot 20220214 112202 Facebook
Screenshot 20220214 112144 Facebook
Screenshot 20220214 112126 Facebook
  1. Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj numëron 537 mijë ndjekës në Facebook dhe ndjek 454 persona, kryesisht personalitete në vend. Faqja është sigurt, e verifikuar nga Facebook. Në BIO shkruan “Kryetar i Bashkise Tirane | Mayor of @CityOfTirana #EuropeanYouthCapital2022 ”. Erion Veliaj është politikan i parë nga të monitoruarit që ka hapur një faqe në Facebook. Ajo është krijuar në 1 dhjetor 2008 dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë nga dita e krijimit. Administratorë të faqes janë 9 persona nga të cilët 8 janë rezidentë në Shqipëri dhe 1 në Kosovë.

Erion Veliaj
Screenshot 20220214 112355 Facebook
Screenshot 20220214 112330 Facebook
Screenshot 20220214 112300 Facebook
  1. Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi numëron 537 mijë ndjekës në Facebook ndërsa ajo vet ndjek 5 persona; tre politikane të LSI-së, ish-ministrin e përkohshëm Dritan Demiraj dhe gazetarin Adi Krasta. Ndokush mund të pyes se përse Kryemadhi nuk ndjek bashkëshortin e saj, Ilir Metën? Faqja është sigurt, e verifikuar nga Facebook. Në BIO shkruan “Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-Deputete e Elbasanit 2017-2021”. Faqja e zonjës Kryemadhit është krijuar në Facebook më 11 janar 2013 dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë nga dita e krijimit. Faqja e kryetares së LSI-së ka 10 administratorë dhe të gjithë janë rezidentë në Shqipëri.

Monika Kryemadhi
Screenshot 20220214 112651 Facebook
Screenshot 20220214 112639 Facebook
Screenshot 20220214 112621 Facebook

Tom Doshi

Tom Doshi numëron 89 mijë ndjekës në Facebook por nuk ndjek asnjë tjetër. Faqja është sigurt, e verifikuar nga Facebook. Ajo që bie në sy është se foto kryesore e profilit  të tij është takimi me Papa Françeskun. Në BIO shkruan “Chairman of the Social Democratic Party of Albania”. Faqja e tij për herë të parë është krijuar më 3 maj të vitit 2013 dhe ka pasur emrin Tom Doshi Official. Në 5 nëntor të viti 2020 ai  ka ndryshuar emrin dhe e ka bërë Tom Doshi. Administratorë të faqes janë 4 persona dhe të gjithë janë rezidentë në Shqipëri.

Screenshot 20220214 113115 Facebook
Screenshot 20220214 113135 Facebook

Dashamir Shehi

Dashamir Shehi njihet si politikan karizmatik dhe i pëlqyer nga njerëzit, por në Facebook-un e tij numërohen vetëm 25 mijë ndjekës dhe ky i fundit ndjek vetëm 7 faqe, kryesisht media.   Për Facebook kjo faqe nuk është e sigurt pasi ende nuk është verifikuar. “Në BIO ai shkruan Faqa Zyrtare e z.Dashamir Shehi. Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK).” Faqja e Dashamir Shehit është krijuar më 24 korrik të vitit 2017 dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë nga dita e krijimit. Menaxher të faqes janë 7 persona nga të cilët 6 janë rezidentë në Shqipëri dhe 1 në Gjermani.

Dashamir Shehi
Screenshot 20220214 133239 Facebook
Screenshot 20220214 113357 Facebook

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron temperatura deri në 39.5°C dhe rrezik të lartë zjarresh

21:17 / July 29, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme Lamallari mbledh prefektët: Siguria, sezoni turistik dhe zjarret në fokus, kërkon më shumë koordinim dhe prani në terren

20:48 / July 29, 2026

Kontrolle në det gjatë sezonit turistik, Policia Kufitare e Sarandës gjobit 20 mjete lundruese për shkelje të rregullave

14:52 / July 29, 2026

Qeveria ndryshon rregullat në rrugë: Rishikohen kufijtë e shpejtësisë, monitorim me kamera inteligjente në akset kombëtare

14:44 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.