Më në fund, Partizani bën tri fitore radhazi. Edhe pse me vuajtje, të kuqtë mposhtën 2-1 Skënderbeun në Korçë, sukses që erdhi me përmbysje, me heroin e takimit Xhuljano Skuka, që realizoi dy herë.
Ndërsa Laçi futet në krizë totale Dinamon. Kurbinasit fituan 0-1 dhe i bëjnë presion Tiranës, që do të luajë në orën 19:4 kundër Egnatias. Blutë e Tiranës tashmë rrezikojnë qëndrimin në Superiore.
