Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Europol godet grupin më të madh shqiptar të trafikut të kokainës

16:27 / February 15, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
INTERPOL1500325288 780x439 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia evropiane për bashkëpunim të zbatimit të ligjit (Europol) tha se në një operacion të përbashkët kundër trafikantëve të drogës, janë arrestuar 45 persona. Europol tha se ky operacion ishte “goditje ndaj kriminelëve shqipfolës që kanë vërshuar Evropën me kokainë”.

Ky operacion i madh, që është zhvilluar kryesisht në Spanjë dhe Belgjikë, vlerësohet të jetë në kuadër të operacioneve të gjera kundër importit në sasi të mëdha të drogës nga Amerika Latine.

“Një operacion ndërkombëtar, me përfshirjen e autoriteteve të sundimit të rendit dhe ligjit në shtatë shtete, ka rezultuar me shpartallimin e njërit prej rrjeteve të trafikimit shqipfolës, më aktiv në Evropë. Sot, Eurojust dhe Europol mbështetën aksionet në Belgjikë dhe Spanjë, gjatë të cilave u bastisën mbi 80 lokacione dhe 45 të dyshuar u arrestuan”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie të Bashkimit Evropian që e ka selinë në Hagë të Holandës.

Dyshohet se të arrestuarit kishin importuar kokainë nga Amerika Latine në disa vende në Evropë, duke organizuar transportin e drogës përmes avionëve, anijeve, makinave e kamionëve, dhe kanë udhëhequr tregun e shitjes. /REL

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.