Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga çmimi i bukës tek materialet e ndërtimit, efektet në Shqipëri nëse nis lufta në Ukrainë

17:42 / February 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konflikti Rusi-Ukrainë ka tronditur tregjet ndërkombëtare, duke ngritur shqetësime për rritjen e çmimit të energjisë dhe produkteve ushqimore. Sanksionet e vendosura, po ndikojnë në shtrenjtimin e lëndëve të para si nafta dhe gazi natyror; metalet kryesore të përdorura në industri dhe ndërtim si bakri, nikeli dhe çeliku, ndërkohë që ndjeshëm ditët e fundit është shtrënguar edhe gruri.

Sipas ekspertëve, kjo pritet të ndikojë edhe në një ekonomi të vogël si ajo e Shqipërisë. Vendi ynë ka marrëdhënie tregtare me Rusinë kryesisht në kahun e importeve. Për vitin 2021, ne importuam nga Rusia 15 miliardë lekë mallra, ku produktet kryesore janë drithërat me rreth 5 miliardë lekë dhe lëndë djegëse me 4.1 miliardë lekë.

Për sa i përket tregtisë me Ukrainën, ajo është në nivele modeste. Importet nga ky vend për vitin 2021, arritën në rreth 3.7 miliardë lekë dhe produktet kryesore të importuara janë giza dhe çeliku, pasuar vajrat dhe drithërat.

Shqetësimi kryesor që ka nxitur konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, mbetet energjia. Kjo pasi Rusia furnizon 30% të naftës në Europë dhe 35% të gazit natyror. Mediat ndërkombëtare raportojnë se një përkeqësim i mundshëm i situatës mund të rriste çmimet e arit të zi, deri në 125 dollarë për fuçi.

Ndërkohë më të goditura do të ishin edhe industri të tjera, që ndikohen nga marrëdhëniet tregtare midis Europë dhe Rusisë, siç janë tekstilet, farmaceutika, pajisjet elektrike dhe të transportit.

unnamed file 2
KONFLIKTI SHQIPERIA frame 2415

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.