Elgit Doda ka treguar hapur mbështetjen për Donaldin në Big Brother VIP. Mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në Fan Club, ku me të qeshur tha: “Shpresoj të dalim gjallë nga kjo studio.”
Më pas, Elgit Doda foli për përfundimin e triologjisë së këngëve të tij që nisi me Toxic Love, të cilën e solli në bashkëpunim me Donaldin. Për këtë thuhej se ishte dedikim i Donaldit për historinë me Bora Zemanin.
Nga ana tjetër, u përfol se të treja këngët ishin përgatitur para se Donaldi të futej në reality shoë dhe i referoheshin historisë së tyre, por Elgiti mohoi se ishte planifikuar një gjë e tillë.
“Me këto këngët është bërë aq e madhe sa po marrim kërcënime për jetën e familjen, por nuk më bën përshtypje kjo lloj gjëje”, tha Elgiti.