Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pse nuk ka surpriza për zgjedhjet e Dibrës më 6 mars?

11:38 / February 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rahim Spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hasan Pasha

Ka nisur vrullshëm fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Dibrës. Tre nga katër kandidatët në garë po takohen me zgjedhësit kudo, në qytetin e Peshkopisë dhe 14 Njësitë Administrative.

Gara duket e fortë dhe interesante. Hamendësimet për fitoren janë të ndryshme. Nuk mungojnë “analistët” lokal e kombëtar që bëjnë kalkulime dhe llogaritje për fituesin.

Kandidati më potencial në të gjitha drejtimet për të qenë qytetari numër një i Dibrës është Rahim Spahiu. Një specialist i zoti, i qetë, i aftë, punëtor, i ndershëm, komunikues, i qytetëruar.

Spahiu në krye të Bashkisë Dibër nuk vjen si një ektremist politik dhe nuk do të jetë “vegël” e asnjë subjekti politik. Ai aktualisht gëzon mbështetjen e shumicës së dibranëve, të majtë, të djathtë, të pavarur. E duan të gjithë sepse gjatë punës në këtë trevë ka treguar se nuk i sheh njerëzit nga teserat e partive që mbajnë.

Karriera e tij brilante si ekonomist nuk lidhet me individë egoist, mashtrues, intrigantë, hileqarë, hajdutë, arrogantë, mercenarë dhe të paaftë. Është hera e parë që kandidati socialist Rahim Spahiu u kërkon votën dibranëve. Nuk i ka mërzitur fushatë pas fushate, nuk është bërë i bezdisshëm derë më derë.

Politikanët që mbështesin kandidatët e tjerë kanë një mal me akuza. Njëri është shpallur “non grata” nga një superfuqi e botës. Tjetri e ka humbur rrugën në oborrin e SHQUP-it. Ndërsa çifti Meta-Kryemadhi janë testuar në Dibër dhe më herët dhe kanë dalë me “këpucë të kuqe”.

As Rahim Spahiu dhe as njerëzit që e rrethojnë nuk janë akuzuar për afera korruptive. As ai dhe as të afërmit nuk akuzohen për mitmarrje, për shkelje të rënda të ligjit. Asnjë dibranë nuk thotë se u kanë “futur duart” në xhep për vende pune apo afera të tjera të ndyra.

Dibranët janë njerëz të zgjuar. Ata e dinë se Qeveria Rama ka investuar dhe do të investojë për Dibrën. Le të kujtojmë vetëm Rrugën e Arbërit, këtë ëndërr të bërë realitet nga kjo qeveri, për të mbështetur pa rezerva përfaqësuesin e kësaj mazhorance.

Janë më shumë se 100 arësye që kandidati socialist Rahim Spahiu të jetë fitues në zgjedhjet e 6 marsit.

Diber rahim spahiu Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.