Lulzim Basha ka mbledhur deputetët rreth orës 20.00 të mbrëmjes së sotme në selinë blu.
PD do të caktojë emrat e anëtarëve të komisionit të posaçëm Zgjedhor dhe komisionit të posaçëm territorial.
Nesër në seancën plenare në Kuvend, pritet të miratohen anëtarët e komisionit për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.Partia Demokratike nisi dje takimet me ekspertë dhe qytetarë për të diskutuar lidhur me reformën territoriale, konsultime që do të zhvillohen në 12 qarqet e vendit.
Kryetari i demokrat Lulzim Basha, por edhe kreu i grupit të punës Roland Bejko u shprehën se kjo reformë duhet rishikuar në mënyrë urgjente.
Kryedemokrati Basha tha se Shqipëria ka nevojë për një hartë të re Territoriale që do të sigurojë një decentralizim të plotë të vetëqeverisjes vendore dhe pavarësi financiare për pushtetin lokal.
