Numri i të infektuarve në vendin ton vijon që të jetë i qëndrueshëm dhe nuk ka shënuar ndonjë trend rritës. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 419 testime nga të cilat kane rezultuar pozitiv me Covid 300 qytetarë.
Ndërkaq në orët e fundit mësohet se kanë humbur jetën 2 persona një qytetare nga Tirana 71 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç.
Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 117 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnje, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Toropjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë betejën me Cvoid në orët e fundit e kanë fituar 934 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë tashmë vijojnë që të jenë aktiv me Covid 6,170 pacientë.
