Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Administratori i Inceneratorit të Fierit dëshmon në Komision, Tabaku: Për çfarë janë shpenzuar 20 mln euro paradhënie

12:57 / February 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Foto cover 1 770x427 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me debate është shoqëruar marrja në pyetje e Administratorit të Inceneratorit të Fierit në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku i përqendroi pyetjet e saj mbi 20 mln euro paradhënie, sipas saj, të marra nga buxheti i shtetit, ndërkohë që punë nuk është kryer. Nga ana tjetër, Dusha u shpreh se një gjë e tillë duhet verifikuar nga ana e tij.

Debati:

Tabaku: Pse thoni kemi marrë 20 mln euro paradhënie për porosi ndërkohë që punë nuk është kryer? Pse keni bërë pagesa për paradhënie? Vlera është 80% e vlerës së inceneratorit. Janë marrë nga buxheti i shtetit për punë që nuk janë kryer.

Dusha: Më duhet ta shikoj, nuk mund t’ju them. Më duhet ta shikoj.

Tabaku: Keni nënkontraktuar kompanitë e z.Zoto. Për çfarë punësh e keni nënkontraktuar zotin Klodian Zoto me vlerën e 20 mln euro kur nuk është kryer punë në inceneratorin e Fierit? Çarë pune ka kryer kompania që ka marrë paradhënie?

Dusha: Më duhet ta konfirmoj se nuk jua them dot. Është kompani nënkontraktore për kryerjen e punimeve civile dhe ndërtimore. Nuk e mbaj mend të them çfarë punimesh janë kryer

Tabaku: Nuk ka patur vendndodhje, lëvizje në 3 vende të ndryshme

Dusha: Kompania ka filluar ndërtimin pas zbardhjes së lejes së ndërtimit

Tabaku: Keni filluar punën 5 shkurt 2018, kam qenë në inceneratorin e Fierit në fillim të 2020 dhe ka qenë vetëm një karabina. Deputetët kanë shkuar në inceneratorin e Fierit dhe kanë vënë re që nuk është në punë. Për çfarë janë shpenzuar 20 mln euro paradhënie?

Dusha: Nuk jua them dot tani, duhet ta konfirmoj, por mund të jenë bërë për agregatet e inceneratorit për kompanitë e huaja

Tabaku: Shpenzimet e inceneratorit të Fierit kanë një zë të konsiderueshëm për pagesa udhëtimi

Dusha: Janë udhëtime të personelit për nevojat e impiantit

Tabaku: Nuk ka patur impiant në 2019

Dusha: Ne kemi nënkontraktorë që janë jashtë Shqipërisë, janë udhëtime pune të stafit për nevojat e kompanisë, duke shkuar te nënkontraktor.

Tabaku: Sipas librave të shitjes, nënkontraktori i vetëm është Zoto, kush janë në Itali?

Dusha: Nuk i mbaj mend të gjithë, janë nënkontraktorë që janë porositur agregatë

Tabaku: Nuk ka patur incenerator në 2019, kanë udhëtuar jashtë për punë kur nuk kanë patur punë. Ne duam të dimë ku kanë shkuar paratë e buxhetit të shtetit

Dusha: Ndërtimi i impiantit të inceneratorit ka përfunduar. Unë duhet ta konfirmoj se nuk e di

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.