Dy anijet e Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det.
Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territoriale, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territoriale, 5 milje larg Porto Palermos.
Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117.
Më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija.
Postime te ngjashme
Add A Comment
