Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Elbasan ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku janë përfshirë automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin R. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen V. S. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. Zh.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasja V. S., drejtuesja e mjetit tip “Benz” dhe shtetasja N. Zh., pasagjere në automjetin tip “Toyota“, të cilat fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
