Një 24-vjeçar nga Prishtina ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, i akuzuar për vjedhje. I riu me inicialet S. A., i cili rezulton autor i tre vjedhjeve në zona të ndryshme në kryeqytet.
Konkretisht, më datë 22 janar në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit Gj. H.; Më datë 18 shkurt, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit K. Ç..
Po më datë 18 shkurt, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një biçikletë në pronësi të shtetasit E. T.
