“Rinovimi i Mbappe, vërtet i pamundur?” Ky është titulli me pikëpyetjen në fund, me të cilin hapet edicioni i sotëm i “L’Equipe”. Sipas asaj që shkruan revista prestigjioze sportive franceze, PSG ende shpreson ta rinovojë kontratën e tij, duke mposhtur kështu konkurrencën e fortë të Real Madridit.
Skuadra pariziene do të ishte gati të derdhte 25 milionë euro në xhepat e kampionit si bonus (shpërblim) për rinovimin e kontratës dhe pak më shumë se një milion euro në javë (për të qenë të saktë, 60 milionë euro në sezon).
Nëse po, edhe 10 milionë euro të tjera. Dhe nuk janë pak në krahasim me shumat e propozuara nga Real Madridi, që nuk do të shpenzonte asgjë në fakt për kartonin e Mbappe. Me siguri, nuk do të jetë e lehtë të ndryshojë mendje, edhe nëse ka treguar profesionalizëm të jashtëzakonshëm.
