Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për kandidatin e Partisë Demokratike për Rrogozhinën në garën e 6 marsit, Ferdinand Saraçi.
Saraçit do t’i merren gjurmët e gishtërinjve javën e ardhshme.
Verifikimi i tij erdhi pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi ne formularin e dekriminalizimit Saraçi ka deklaruar vendimin e formës së prerë të drejtësisë italiane në 16 mars të 1999 për dënim me burg dhe gjobë në Itali për armëmbajtje pa leje në bashkëpunim, referuar nenit 110 të Kodit Penal dhe nenit 10, numër 497 të ligjit italian.
Pritet që sektori i dekriminalizimit t’i dërgojë INTERPOL Romës letërporosi për Saraçin për informacion të detajuara.

