Beniada Nishani la e para mbrëmë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Ajo ka postuar në “Instastory” disa video ku falënderon të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë.
“Përshëndetje, mirëmëngjesi, si jeni? Unë jam këtu te shtëpia e hallës në Durrës. Doja të falënderoja të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur. Sa mora telefonin në dorë, por do mundohem avash-avash që të shikoj gjërat që keni shkruar për mua, fjalët.
Por kjo video është për të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur, ju dua pafund realisht. Faleminderit. Avash-avash do mundohem të jem sa më shumë aktive në “Instagram”, me ju përgjigj të gjithëve. Faleminderit me gjithë zemër. Ju nuk e dini sa na keni ndihmuar me mbështetjen tuaj, me mesazhet që kanë ardhur në shtëpinë e BB VIP nga fansat e mi. Ju dua pafund”, shprehet modelja e njohur.

