Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Horoskopi

Zbuloni cila është ana juaj djallëzore sipas shenjës së horoskopit

18:42 / March 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
djallezore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Dikush e bën qimen tra, një tjetër vetëm ankohet e jo pak duan të jenë në qendër të vëmendjes ! Askush nuk është perfekt, por njerëzit që kemi afër i pranojmë me të mirat e të metat e tyre. Çdo shenjë zodiaku e ka nga një tipar negativ (për të mos thënë më shumë) dhe ndoshta duke i njohur pikat e dobëta, mund të punoni për t’i përmirësuar. Më poshtë Living do të rendisë të gjitha anët negative të shenjave të horoskopit.

Dashi: Egoist

Të vendosësh gjithmonë  dëshirat e tua përpara të tjerëve, nuk është gjithmonë e mirë ! Të jesh empatikë e të kuptosh nevojat e të tjerëve do t’ju bënte njerëz më të mirë.

Demi: Kurrë nuk ndihet në faj

Demi është kokëfortë dhe mendon se ka gjithmonë të drejtë. Kjo mungesë dëshire për të ndryshuar mendjen plus një ego shumë të madhe, e bën Demin të padëshirueshëm në shoqëri.

Binjakët: Gënjeshtarë

Për shkak se binjakët janë kaq të talentuar në komunikim, ata mund t’ju hedhin hi syve dhe t’ju mashtrojnë.

Gaforrja: Manipulues

Gaforret  janë emocionalisht shumë inteligjente dhe dinë si t’i përdorin ndjenjat e tyre për të arritur atë që duan.

Luani: Narcistë malinj

Kjo shenjë ka një etje të përjetshme për vëmendjen që kurrë nuk mund të shuhet. Kanë nevojë për afirmim, presin që të komplimentohen gjatë gjithë kohës dhe për ta, lumturia është një lojë pa pagesë ku duhet të fitojnë gjithmonë.

Virgjëresha: Bëhen toksikë me kritikat e tyre

Perfeksionistë, detajistë deri në atë pikë që Virgjëresha shndërrohet në një person toksik që ju vë në pah vetëm të metat.

Peshorja: Vendosja e njerëzve kundër njëri-tjetrit

Duke qenë të sunduar nga Venusi, Peshorja nuk do të marrë asnjë faj dhe kjo gjë bën që ata ta transferojnë agresionin e tyre dhe në vend që të përballen drejtpërdrejt me çështjet dhe mosmarrëveshjet, ata do të manipulonin më mirë konfliktin midis miqve të tyre.

Akrepi: Kanë probleme me besimin

Kontradikta është gjithnjë e pranishme në zemër të një Akrepi ! Kësaj shenje duhet t’ia vërtetoni 24/24 që nuk po i gënjeni, nuk po i tradhtoni, që ata janë të vetmit për ju etj etj. Kjo gjë bëhet e lodhshme ndaj Akrepë, qetësohuni dhe hapeni zemrën, besoni më shumë.

Shigjetari: Konkurrues

Janë gjithmonë me çdokënd në garë ! Nëse ju i keni shkruar një kartolinë, atëherë ata do të shkruajë një roman. Gjithmonë duan të dalin të parët.

Bricjapi: Njerëz që shohin vetëm interesin e tyre

Një bricjap kurrë nuk do të krijonte miqësi me një person, pa bërë llogaritë mirë, se çfarë përfiton nga kjo gjë apo jo. Ata kurrë nuk do t’ju ndihmojnë pa marrë gjë në këmbim, ndaj kini kujdes kur i kërkoni një favor bricjapit, diçka duhet të jepni në këmbim.

Ujori: Mungesa e ndjeshmërisë

Mos prisni që një ujor t’ju kuptojë ! Ata janë botë më vete dhe UNI i tyre rrotullohet rreth kësaj bote.

Peshqit: Narcistë të fshehtë

Ndryshe nga një luan, narcisizmi i peshqëve ka tendencë të karakterizohet nga vetë-sakrifica. Ata do të marrin shumë gjëra përsipër, vetëm që t’ju ankohe më vonë dhe të lavdërojnë veten e tyre. Nuk ka rëndësi se çfarë po kalon dikush tjetër ose çfarë është e drejtë – në pikëpamjen e tyre të botës, ata janë viktima në krye.

Ana djallezore shenja horoskopit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbuloni 3 shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

17:21 / December 28, 2025

Marrëdhëniet në qendër të vëmendjes, parashikimi i horoskopit për sot

10:59 / December 21, 2025

Në dashuri, dita sjell stabilitet dhe siguri… parashikimi i horoskopit për sot

10:40 / November 30, 2025

Horoskopi/ Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes sot

08:21 / November 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.