Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Misteret e vrasjes së ish-ushtarakut në Vlorë

15:40 / February 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlore vrasja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbeten mister arsyet e vrasjes së ish-ushtarakut Altin Alikajt në Vlorë.

47-vjeçari, dikur nënoficer në repartin ushtarak 2004 në këtë qytet, u gjet i pajetë dje nga e ëma, pasi rezultonte i zhdukur prej 8 ditësh. Kohë kjo, mëse e mjaftueshme për të zhdukur çdo detaj që mund të sjellë në zbulimin e autorëve të krimit.

Për 8 ditë me radhë, që nga marrja e denoncimit për humbjen e kontakteve me të, Policia kërkoi kudo, vetëm në banesën e tij jo! As që nuk i shkoi ndërmend që të hetonte e të kontrollonte njëherë banesën e tij në Vlorë, se mbase mund të gjente ndonjë të dhënë të vlefshme. Për të mos thënë që në rastin konkret do të gjenin të ndjerin.

altini vl

Mësohet se Alikaj nuk rezultonte fare në Shqipëri, e dhënë kjo që mund të ketë shpërqëndruar efektivët e Vlorës. Ai kishte ikur për në Kosovë, ndërsa dalja nuk ishte regjistruar në asnjë moment, çka lë të kuptohet se është kthyer ilegalisht për arsye që nuk dihen. Megjithatë u kthye dhe u strehua në banesën e tij, ku do të gjente dhe vdekjen. Deri më tani, sipas rindërtimit të skemës së vrasjes nga grupi hetimor rezulton se vrasësi apo vrasësit, ende e paqartë se për sa persona bëhet fjalë, kishte menduar me detaje gjithçka.

Para se të hynte në banesë kishte helmuar qenin e fqinjit për të eliminuar çdo zhurmë. E jo vetëm kaq! Kishte prerë edhe energjinë elektrike, e më pas kaloi derën për të çuar deri në fund detyrën. I dhunuar me sende të forta e më pas i vrarë me një plumb, ish-ushtaraku nuk kërkoi dot kurrë ndihmë. Ndërsa vrasësi u largua pa rënë në sy duke përfituar nga errësira që e kishte shkaktuar vetë, e i bindur që nuk do fiksohej as nga ndonjë kamera sigurie. Ndërkohë që trupi dekompozohej në shtëpi, i afërmi i ish-ushtarakut denoncoi në Polici zhdukjen, e nga ana tjetër nëna e të ndjerit u kthye nga Greqia e shqetësuar për humbjen e djalit të saj. E në momentin që hapi derën e banesës e gjeti të pajetë, duke u dekompozuar.

Tani hetimet kanë nisur për të mësuar se kush e donte të eliminuar ish-ushtarakun, ndërkohë që familjarë dhe banorë të zonës janë marrë në pyetje dhe kanë konfirmuar se Altin Alikaj ishte përdorues i lëndëve narkotike. Madje për t’i konsumuar herë pas here futej në borxhe. Deri më tani kjo është një pistë që po ndiqet nga Policia, por nuk përjashtohen as të tjera lidhur me profesionin e tij por edhe me prishjen e pazareve të drogës.

misteret vrasjes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.