Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter ndodhi pak minuta më parë në detin Marmara në Turqi, përballë brigjeve të qytetit Tekirdag.
Për fat të mirë janë raportuar vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.
Megjithatë lëkundjet janë përjetuar me frikë nga banorët lokalë, pasi thyerja ka ndodhur një zonë të rrezikshme siç është ajo e Marmarasë.

Sizmiologët turq presin një tërmet të fuqishëm gjatë muajve apo viteve në vijim në Marmara.
Madje, prej vitesh autoritetet mbledhin një taksë për përforcimin e banesave në pritje të këtij tërmeti.
