Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjermania heq 20 shtete nga lista e vendeve të rrezikuara nga Covid, por jo Shqipërinë. Dokumentet për të hyrë

08:34 / February 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada berlin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania ka ndryshuar dje listën e vendve me rrezikshmëri të lartë. Heqja e vendeve nga lista do të thotë se udhëtarët nga këto vende nuk kanë nevojë t’u përmbahen disa rregullave dhe karantinimeve.

Nga dita e djeshme (e diel 20 shkurt), qeveria federale ka hequr rreth 20 vende nga lista e zonave me rrezik të lartë, përfshirë edhe Spanjën, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Kështu ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI). Tunizia, Maroku dhe India janë hequr po ashtu nga lista, si dhe disa pjesë të Francës.

Kjo mundëson ardhjen më të lehtë të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani, sepse këto vende nuk klasifikohen më si zona me rrezik të lartë. Në vendimin e fundit asnjë vend tjetër nuk është klasifikuar si zonë me rrezik të lartë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë të mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, sikur edhe Zvicra dhe shumë vende të tjera fqinje të Gjermanisë. Kjo do të thotë se personat që vijnë nga këto vende duhet të plotësojnë formularët për hyrje në Gjermani, e nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar në tre muajt e fundit, duhet të kenë teste negative dhe të futen në karantinë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.