Gjatë mbrëmjes së djeshme, në një nga koncertet e mbajtura nga reperi i njohur, Noyzi ka ndodhur një incident i vogël.
Teksa ai po performonte në skenë, u hodh në ‘turmën’ e fansave të cilët në pak sekonda kanë ‘rrëmbyer’ varësen që reperi mbante në qafë.
Reperi e ka anashkaluar të gjithë këtë situatë me të qeshura dhe është përpjekur të mos bjerë shumë në sy, por ka ndaluar performancën.
Megjithatë, videoja u bë virale shumë shpejt në rrjete sociale, madje edhe reperi e ka publikuar në llogarinë e tij ‘Tik-Tok’.
“Iku varësja”,-ishin fjalët e reperit shoqëruar me një emoji teksa qesh.
