Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vlorë/ Policia Rrugore shton kontrollin, në pranga 4 shoferë dhe…

13:23 / February 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore e Vlorës ka ndërmarrë një sërë masash të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 4 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 65 leje drejtimi, nga të cilat: 3 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 59 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 3 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1333 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

– 664 masa për tejkalim shpejtësie;
– 41 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 7 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 20 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 89 masa për parakalime të gabuara;
– 118 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 13 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 381 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026

Aksident fatal në Krujë, humb jetën një person pas përplasjes së dy automjeteve

21:14 / July 28, 2026

Konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

20:55 / July 28, 2026

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.