Skandali i fundit i Credit Suisse Leak ka bërë jehonë në botë edhe për vetë faktin se sipas të dhënave paraprak rezultojnë se ka shqiptarë kanë depozituar para në këtë banke të fuqishme në Zvicër.
Skandali ka marrë përmasa të mëdha pasi, Credit Suisse Bank pas përflitet se ka edhe persona që janë nga Shqipëri që kanë depozituar para në mënyrë direkt apo të fshehur nën emra të tjerë. Për këtë çështje në studion e Zona Zero ka folur gazetari investigativ italian, Lorenzo Bagnoli si pjesë e rrjetit ka zbuluar skandalin në IrpiMedia.
Gazetari italian u shpreh se janë 30 shqiptarë që rezultojnë që kanë llogari bankare në këtë Bankë, por duhet pritur që të verifikohen në të ardhmen, pasi nuk mund të flitet për saktësi.
“Rreth 30 vetë shqiptarë që ndodhen, një pjesë kanë rezidencën në Itali. Pjesa më e vështirë është procesi i verifikimit të të dhënave. Politikanët janë të fshehur, jemi duke punuar pikërisht me këtë, nuk mund të jap informacion pa e verifikuar. Ka shumë politikanë, një prej arsyeja është për nivelin e sigurisë që ka pasur kjo bankë”, tha gazetari italian.
