Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku këtë të hënë ka dëshmuar para komisionit të Hetimit për Inceneratorët.
Balluku ka mohuar që të ketë njohur Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, të cilët janë shpallur në kërkim për Inceneratorët.
“Jo vetëm që nuk kam marrëdhënie dhe nuk i kam takuar së fundmi, por nuk i kam njohur ndonjëherë dhe nuk i kam parë as në foto”, tha Balluku, në përgjigje të deputetit demokrat Belind Këlliçit.
Balluku i është përgjigjur edhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit në lidhje me gjobat që duhet të vendoseshin për kompanitë koncesionare ku ajo ka theksuar se nuk ka qenë e nevojshme një gjë e tillë.
