Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

 Polici vret veten në pritje të gjyqit

22:14 / February 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Angli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një oficer policie i filmuar duke goditur me shkop gome në kokë një adoleshent pas një ndeshjeje futbolli, është gjetur i vdekur disa javë para gjyqit. Oficeri 27 vjeçar William Sampson, duhet të dilte në gjyq për goditjen që rrëzoi përtokë përgjakur një 16-vjeçar pas ndeshjes së futbollit  Barnsley me Sheffield Wednesday. Tashmë familja e tij thotë se ka vrarë veten, shkruan e përditshmja Daily Mail.

Sampson, përballej me hetimin e brendshëm dhe akuzuar për plagosje të paligjshme, dashakeqe, për të cilën ishte deklaruar më herët i pafajshëm.

Policia e rajonit Yorkshire tha në një deklaratë: “Jemi shumë të trishtuar për ndarjen nga jeta të Billy. Mendimet tona janë me familjen e tij, të cilëve do t’u ofrohet mbështetje e plotë”.

Në pamjet e incidentit  tregohet Sampson që merr vrull drejt adoleshentit dhe e godet në kokë me shkopin e policisë. Një grua që raportohet se është nëna e adoleshentit dëgjohet të ulërasë: “Çfarë i bëre djalit tim?” teksa prej fytyrës së tij nis të rrjedhë gjak. Oficerët që po monitoronin tifozët duke dalë nga stadiumi referuan ngjarjen për hetim, pas shpërndarjes së pamjeve në rrjetet sociale.

Tifozi i  Barnsley, Spencer White, i cili kishte filmuar pamjet, tha pas incidentit: Ndeshja ishte një derby dhe atmosfera ishte e trazuar. Unë po kthehesha në shtëpi kur pashë disa tifozë që po bënin zhurmë. Nisa të regjistroj kur pashë policin që goditi me shkop në kokë një tifoz të Wednesday, me sa fuqi kishte”.

“Nuk mund ta besoja, polici nuk ndërhyri për të qetësuar apo ndarë situatën, ai vetëm shkoi të godiste në kokë atë djalin, ishte vertet e panevojshme”.

britani Polici vetevritet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.