Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kategoritë që përfituan rritjen, si duhet të veprojnë familjet që u refuzohet ndihma ekonomike?

15:18 / February 22, 20226 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensione22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfituesit e skemës së ndihmës ekonomike kanë marrë tashmë pagesat e reja mujore ku është reflektuar edhe rritja e bërë nga qeveria, rritje e cila është shpërndarë që me pagesat e muajit janar.

Në varësi të kategorisë përfituese rritja e ndihmës ekonomike varion nga dhjetë për qind, deri në trefishim të masës së mujore të përfitimit. Sipas Shërbimit Social Shtetëror janë rreth 68 mijë familje që kanë marrë përfitimin e masës së rritur të ndihmës ekonomike që me ndarjen e pagesave të muajit janar.

Pagesat janë rritur me 10 për qind për të gjithë familjet që janë pjesë e skemës. Pagesa dyfish më të larta kanë siguruar të gjithë familjet që janë pjesë e kësaj skeme, por që kanë mbi 3 fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Në total janë rreth 15 mijë familje që marrin pagesat e dyfishuara të ndihmës ekonomike. Ndërsa për fëmijët jetimë dhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara është reflektuar edhe rritja maksimale e kësaj pagese, e cila është trefishuar. Ndarja e këtyre pagesave do të vijojë përgjatë gjithë muajve të tjerë në vijim.  Konfirmimin e ka bërë vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli, teksa vizitoi dje një nga familjet përfituese të trefishimit të masës së ndihmës ekonomike, për dy vajzat pa kujdes prindëror që rriten me gjyshen e tyre. Ministrja ka bërë me dije se për këtë kategori mbështetja do të ofrohet jo vetëm në rritjen e pagesës së ndihmës ekonomike por edhe përmes përkujdesjes në vazhdim nga strukturat e Shërbimit Social Shtetëror në lidhje me mbështetjen që do t’u ofrohet për t’u shkolluar dhe përgatitur për jetën.

Përfshirja në listat përfituese

Në grupet që trajtohen me ndihmë ekonomike përfshihen: familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar kushtet e jetesës, jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore, prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh dhe që u përkasin familjeve në nevojë, viktimat e trafikimit pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre, si dhe viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes dhe që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Aplikimi për të siguruar pagesën e ndihmës ekonomike mund të bëhet çdo muaj, ku  kryefamiljari së bashku me bashkëshorten nga data 1-10 të secilit muaj mund të paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët certifikata) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore, ku bën plotësimin e formularit të aplikimit sipas modaliteteve të përcaktuara.

Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret çdo muaj nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror nëpërmjet formulës së pikëzuar që përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla, si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat nga remitancat. Formula e pikëzuar merr parasysh karakteristikat e ndryshme strukturore të familjeve urbane dhe rurale.

Familjet të cilat janë refuzuar se nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme kanë të drejtën e riaplikimit në muajt pasardhës dhe gjithashtu ruajnë të drejtën e ankimimit në lidhje me vendimin e marrë nga strukturat përkatëse. Ndërkohë që për të mos humbur të drejtën e vijimit të përfitimit të kësaj pagese, për të gjitha familjet përfituese është e detyrueshme paraqitja çdo 3 muaj tek zyra e administratorit shoqëror i cili plotëson deklaratën social-ekonomike dhe e hedh në sistem si dhe verifikon gjendjen shoqërore dhe ekonomike të familjeve në nevojë, kur futen për herë të parë në skemë, si dhe dy herë në vit të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Shkelja e këtij detyrimi  dhe moslejimi i verifikimit social-ekonomik largon familjen nga skema e ndihmës ekonomike.

Nëpërmjet shërbimit elektronik në portalin “e-albania”, të gjithë personat që janë përfitues të kësaj pagese mund të kontrollojnë online jo vetëm statusin e përfitimit, por edhe të marrin në kohe reale vërtetimin e përfitimit të ndihmës ekonomike me vulë elektronike.  “Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike, të kontrollojnë online statusin e aplikimit të tyre, si dhe të shohin informacion mbi ndihmën që ata kanë marrë gjatë 12 muajve të fundit”, sqarojnë autoritetet e shërbimeve sociale shtetërore .

Vendi ku aplikohet për ndihmë ekonomike?

Familjet pa të ardhura dhe me të ardhura të pamjaftueshme dhe kategoritë e tjera mund të aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike pranë njësisë vendore ku kanë vendbanimin, ose nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”.

Afati kur duhet të aplikoni për ndihmë ekonomike

Sipas kushteve të përcaktuara, për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten nga data 1-10 të çdo muaji paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertifikata) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore.

Plotësimi i formularit

Administratori i njësisë vendore, në prani të kryefamiljarit, bashkëshortes apo individëve plotëson online në sistem aplikimin për ndihmë ekonomike të cilët përmbledhin informacionin për: demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; llojin e banesës; pasuritë/asetet shtëpiake; të ardhurat nga programet e mbrojtjes sociale. Është me shumë rëndësi që informacioni të jetë i saktë, pasi në rast të kundërt penalizohen familjet për deklarim të rremë.

Si duhet të veprojnë familjet që u refuzohet ndihma:

Familjet të cilat janë refuzuar se nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme kanë të drejtën e riaplikimit në muajt pasardhës dhe gjithashtu ruajnë të drejtën e ankimimit në lidhje me vendimin e marrë.  Legjislacioni përcakton që për këto kategori, ankimimi bëhet me shkrim fillimisht pranë njësisë vendore, e cila është e detyruar të kthejë përgjigje brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës. Pas ezaurimit të ankimimit te njësia vendore, ka të drejtë të ankimojë  te Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror dhe në gjykatë.

Detyrimi për vijimin e përfitimit

Për të gjitha familjet përfituese është e detyrueshme paraqitja çdo 3  muaj tek zyra e administratorit  shoqëror i cili  plotëson deklaratën social-ekonomike  dhe e hedh në sistem si dhe  verifikon gjendjen shoqërore dhe ekonomike të familjeve në nevojë, kur futen për herë të parë në skemë, si dhe dy herë në vit të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.