Analisti Eduard Zaloshnja deklaron se Sali Berisha rezulton në sondazhe më lart se sa Lulzim Basha që është kryetari zyrtar i PD-së.
Duke folur në Fax News, Zaloshnja tha se në bazë të sondazheve që ai kishte bërë më herët, ish kryeministri Sali Berisha dëzonte një mbështetje të madhe të elektoratit të djathtë dhe në këto kushte Basha e kishte të pamundur të ishte lider i opozitës.
“Nëse Basha në këto zgjedhje del me 5-6% siç doli Pollo para 20 vitesh, kjo pastaj nuk është më parti, por partiçkë. Por edhe nëse i ndajnë votat gjys për gjys kandidatët e Bashës apo Berishës është një sinjal që asnjëri prej tyre nuk do jetë në gjendje të marrë në dorë flamurin e opozitës”, tha Zaloshnja.
