Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

‘5 Maji’/ Alibeaj: PD do të kërkojë hetim të për këdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunëç’njerëzore!

21:28 / February 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD selia1 rama 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dënuar dhunën e ushtruar nga policía ndaj banorëve të “5 Majit”.

Alibeaj shkruan se Partia Demokratike do të kërkojë hetim të posaçëm për këdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunën çnjerëzore sot mbi banorët tek “5 maji”.

Alibeaj shkruan se eshte kundër çdo norme morale dhe humane të dhunohen dhe të mbahen prapa hekurave njerëz të ndershëm, mes të cilëve zonja të nderuara, të nxjerra me dhunë nga shtëpitë dhe pa u siguruar më parë një strehë për familjet.

Gazi lotsjellës dhe burgu për njerëzit që mbrojnë pronën e tyre nga grabitja e qeverisë janë akte antidemokratike, antikushtetuese dhe jonjerezore nga Policia e Shtetit. Banorët e lagjes “5 Maji” janë në të drejtën e tyre për të mos iu bindur një akti të qeverisë, që u shkatërron pronën pa një shkëmbim të drejtë të saj. Refuzimi i qeverisë dhe i bashkisë për të respektuar të drejtat themelore të njeriut qendron në bazë të dhunës policore të ushtruar sot ndaj këtyre banorëve.

Partia Demokratike dënon sjelljen barbare të Policisë së Shtetit dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të çdo banori të ndaluar. Laureta Nikolli, Gjin Nikolli, Mirash Marku Ndue Marku, Agim Marku, Bekim Cerri nuk kanë bërë asnjë krim! Ata kanë protestuar për shtëpinë e tyre, për të drejtën e fëmijëve të tyre për të patur një çati mbi kokë. Është kundër çdo norme morale dhe humane të dhunohen dhe të mbahen prapa hekurave njerëz të ndershëm, mes të cilëve zonja të nderuara, të nxjerra me dhunë nga shtëpitë dhe pa u siguruar më parë një strehë për familjet.

Partia Demokratike do të kërkojë hetim të posaçëm për këdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunën çnjerëzore sot mbi banorët tek “5 maji”. Metodat e shtetit policor të Edi Ramës dhe Erion Veliajt janë të papranueshme, prandaj zëri ynë do të bashkohet në çdo kohë me zërin e çdo qytetari që kërkon drejtësi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Territorialja’/ Berisha me aleatët 5 ditë para votimit në Kuvend: Drafti i PS i njëanshëm/ Përballet me kritika nga aleatët dil kryeso protestën

11:58 / October 3, 2026

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë statusin e UNESCO-s për Liqenin e Prespës

11:27 / October 3, 2026

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

11:21 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.