Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rama ‘vë rregulla’ para dëshmisë: Jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës

12:26 / February 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 02 23 at 12.26.16 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama pritet të japë sot dëshminë e tij në lidhje me inceneratorët. Para se të përgjigjej për pyetjet, Rama tha se në ligjet për komisionet hetimore ka lexuar që komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe të marrë atributet e gjykatës, në asnjë rast nuk lejohet që anëtarët të fyejnë ose të prekin dinjitetin njerëz të personave të thirrur në këtë komision.

Zoti dëshmitar në cilësinë e kryeministrit keni miratuar një ligj për pronarët përfitues. A është Lefter Koka pronar përfitues?
Zonjë unë kam ardhur në këtë komision, jam njohur me detyrimet e mia si dëshmitar dhe jam njohur dhe me detyrimet tuaja si komision, si anëtar dhe në këtë rast dhe si kryetare e komisionit. Në ligjet për komisionet hetimore kam lexuar që kom nuk mund të ngrejë akuza penale dhe të marrë atributet e gjykatës, në asnjë rast nuk lejohet që anëtarët të fyejnë ose të prekin dinjitetin njerëz të personave të thirrur në këtë komision. E keni bërë në mënyrë të përsëritur dhe madje në këtë komision është përsëritur akuza e grupit të strukturuar kriminal. Unë kam ardhur si dëshmitar, do ju kërkoja që të bënit punën tuaj në respekt të ligjit dhe unë të bëj timen në respekt të ligjit. Do t’ju sugjeroja që në këtë komision të mos eksportoni debatin parlamentar apo debatin televiziv, por ky është një sugjerim, mbetet në tagrin tuaj nëse do ta bëni ose jo. Mendoj që komisioni është shumë i rëndësishëm, ky komision. Unë i kam dhënë mbështetje të plotë. Opozita është lënë e lirë të bëjë gjithçka ka dashur, të thërrasë gjithë dëshmitarët që ka dashur dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës dhe vetëm të vërtetës. Nëse dëshironi që të mbetemi të tillë deri në fund respektoni ligjin dhe ju. Nëse do të bëni zgjedhjen që keni bërë në ditë të tjera, unë do t’ju përgjigjem po ashtu. Por besoj që nuk do të jetë një punë e shëndetshme e komisionit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge, vetëdorëzohet në polici një personazh i shumëkërkuar

14:40 / July 28, 2026

Sekretariati i Etikës përjashton Agron Shehajn me 60 ditë, pritet kallëzim në Prokurori

11:55 / July 28, 2026

Ambasada shqiptare detyron BBC të ndryshojë titullin e artikullit: Stigmatizonte shqiptarët si komunitet

11:29 / July 28, 2026

Mori dokumentin sekret, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga punimet e Kuvendit

10:43 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.