Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar para anëtarëve të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, fondin buxhetor që ka ofruar qeveria për tre inceneratorët.
Ai ka thënë se janë dhënë mln euro në formë ndihme, në mënyrë që të mos rriteshin tarifat për bashkitë dhe qytetarët. Ndërkohë gjatë këtyre diskutimeve, janë shënuar dhe debate mes kryetares Jorida Tabaku, vetë kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të tjerë të komisionit.
Rama: Ju jam shumë falënderues për këtë pyetje sepse më jep mundësinë që përmes jush bashkërisht t’iu themi shqiptarëve që qeveria ime nuk është grupi i strukturuar i një njeriu. Në qeverinë time, institucionet që varen nga pushteti ekzekutiv respektohen. Imagjinoni të ishte një grup i strukturuar kriminal dhe të dilte një të bënte inspektim financiar nga Ministria e Financave, imagjinoni çfarë do t’i ndodhte atij. Inspektimi është bërë si janë bërë 10 në 2017, 10 në 2019. Nuk bëhet me miratimin tim, nuk pyetem unë fare për dijeninë tuaj se a duhet inspektuar, as s’duhet inspektuar sepse kështu e kuptoj unë punën time të qeverisë dhe ky është një shembull tipik se si funksionon qeveria ime.
Tabaku: Besoj se e dini pse shërben inspektimi financiar. Nis menjëherë pasi është bërë një investigim i parë dhe më pas ngrihet një grup që në rastin konkret është ngritur nga Ministria e Financave. Besoj qeveria shqiptare merr masa të ndryshme nga ato inspektim rutinë që mund të ndodhin në procesin e kontrollit financiar.
Rama: Jam një njeri shumë i dhënë pas filmit, ku 4 persona që janë dëshmitarë në të njëjtën ngjarje, shohin 4 filma të ndryshme. Kjo është e kuptueshme në nivelin e perceptimit emocional në një ngjarje, por tani të shohim filma të ndryshme kur kemi përpara të njëjtat dok kjo nuk shkon sepse analfabetizmi juridik i ushqyer nga politika nuk na ndihmon të merremi vesh për çfarë flasim. Zonja Tabaku është e para kërkesë nga presidenti, e dyta nga kryeministria, nga të tjerë e nga të tjera dhe vendimi për fillimin e inspektimit merret nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave.
Vetëm ju sa keni folur ata inspektorët financiarë duhet t’ju bëjnë ndonjë dhuratë se i keni mbajtur me punë me shumë turne. Është bërë në kushtet e pavarësisë së plotë që tregon se nuk ka pasur asnjë grup të strukturuar të asnjë forme. Ka pasur një proces nga poshtë-lartë. Që ka ardhur në rezultatet që është çlirimi i madh i këtyre zonave.
Tabaku: Sot që kemi një ministër në burg dhe dy pronarë të kompanive koncesionare në arrati, korrupsionin gjykon që e ka përgjegjësi vetëm ky ministër?
Rama: Këtu nuk kemi të bëjmë me një ish-ministri për ndonjë procedurë, këtu kemi të bëjmë me një akuzë të ngritur mbi bazën e dyshimeve si pasojë e një hetimi që ka nxjerrë në pah një marrëveshje korruptive sipas organit. Pra, është si ajo pjesa dhe ju e dini shumë mirë, jo ju nga eksperienca personale sepse unë nuk mund të akuzoj askënd, nuk e kam këtë kulturë nëse nuk shoh provat, por e dini shumë mirë se si ndodh. Është shumë e rëndësishme. Unë me ministrin e mjedisit kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë edhe për këtë punë, kemi folur vijimësisht dhe ka qenë super i angazhuar për punën. Se çfarë ka bërë, nëse e ka bërë, pas shpinës të gjithë procesit qeverisës se ky është një moment kur autoriteti shtetëror del nga procesi dhe bën një pit stop dhe bën një marrëdhënie ilegale me një komponent. Kjo nuk është një çështje që ka të bëjë me procesin. Ky nuk është rasti me mua dhe nuk është rasti me mënyrën si funksionoj unë, apo qeveria. Ju më thoni a ka ndonjë tjetër…
Qeverisja, jeta institucionale nuk është hapësira e engjëjve, është e njerëzve, ka njerëz që inkriminohen, patjetër. E rëndësishme është që është sistemi që është kapur dhe ka prodhuar një aferë, apo është një njeri që duhet ta vendosë gjykata e ka bërë apo nuk e ka bërë. Kjo është një pyetje shumë e pakuptimtë. Është njësoj si t’ju pyes, si mendoni ju a mund të ketë kandidatë të kësaj se nuk e di si quhet, në partinë tuaj a vijnë me lekë kandidatët, ju çfarë do më thoni. Nuk di. Është natyra e pyetjes.
Tabaku: Po diskutojmë një procedurë që është ngritur një akuzë nga organi hetimor.
Rama: Akuza është për një marrëdhënie ekstra ligjore jashtë procesit, jo që është ndërtuar procesi i tillë. Këtu ka plot, rruga e Kombit aty është, po a u morën, a nuk u morën.
Tabaku: Të rrisim seriozitetin e çështjes. Fokusohemi tek pyetjet e radhës. Ju dëgjova shumë qartë.
Ketu behet fjale per nje akuze te ngritur nga organi hetimor per çështjen te cilën eshte objekt i këtij komisioni hetimor; qe ne vendimmarrje nuk eshte perfshire vetëm një ministër.
Ne vendimmarrje është përfshirë nje pjese e strukturës administrative qe kishte vendimmarrje ne kete proces per nje procedure qe nuk ekziston ne ligj, ku dy ministra tuaj e kane miratuar ne kete komision por edhe ne shkresat zyrtare qe kjo procedure duhej miratuar por nderkohe qe nuk ekzistonte ne ligj.
Dhe per nje procedure qe ka shkuar ne zbatimin e nje kontrate, ne gjykimin tone abuzive. Unë ju kam dëgjuar qe keni folur edhe here te tjera për projekte madhore, për individë, për ish- ministra për të cilët ndiheni krenarë.
Dhe shumë herë keni qenë krenar edhe në raste të ngjashme që kanë përfunduar në organin e akuzës.
Nuk më vjen mirë të flas për ish -ministrin Tahiri, shokun tim të klasës.
Për këtë vepër që ishit krenar dhe u mblodh grupi i PS në inceneratorin e Elbasanit, i cili sot nuk funksionon, ka dy muaj qe nuk punon.
