Kryeministri Edi Rama po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku po u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës.
Kryeatrja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ironizuar Komisionin duke shkruar se edhe gazetari më pa eksperiencë do të kishte drejtuar pyetje më të forta kryeministrit të vendit.
“Edhe gazetari më pa eksperiencë do të kishte drejtuar pyetje më të forta kryeministrit të vendit, për aferën më të madhe korruptive në historinë e shtetit shqiptar.
Ndiqni paranë! Pastaj procedurën dhe pyetjet mbi botëkuptimin politik e artistik të kryeministrit. Qytetarët shqiptarë presin të kuptojnë ku kanë shkuar taksat e tyre!
NGA KONCESIONI I INCENERATORIT TË ELBASANIT SHPËRDORIMI I PARAVE SHKON NË VLERËN 7 MILIONË DOLLARË”, shkruan Kryemadhi.
