Një person është plagosur me thikë pasditen e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes në Shëngjin.
Sipas informacioneve paraprake, plagosja me thikë ka ndodhur për motive të dobëta.
Identiteti i të plagosurit nuk dihet, por ky i fundit është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Nuk ka të dhëna sa i përket autorit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
