Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nuk ka lindur ai burrë që më ndërpret mua”/ Rama debaton me deputetin demokrat

20:20 / February 23, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
274632515 3083834798549194 7435291385275850273 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri ka debatuar me deputetin demokrat Luçiano Boçi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Ai pati një përplasje me Boçin në lidhje me rendin e fjalës duke thënë se nuk ka lindur ende ai burrë që mund t’ia ndërpresë fjalën.

Pjesë nga debati

Edi Rama: Nëse nuk doni komente nga unë mos bëni ju komente. Ajo është akuzë në shkelje të ligjit të këtij komisioni. Kemi precedentin që bashkia e kaluar ka kërkuar 37 euro. Sa i përket revolucionit mjedisor nuk di si ta quaj ndryshe. Ju vetë jeni angazhuar në një revolucion kohët e fundit që është një forcë çliruese.

Luçiano Boçi: Mos bëj fluturime se i dëgjuam këto. A ka një VKM që ndryshon autoritetin kontraktor në vitin 2018 nga Ministria e Mjedisit te Ministria e Transportit. Nuk dua përralla unë këtu.

Edi Rama: E the 7 herë. Pse më ndërpret mua. Mos na kthe te ora e parë se harxhuam një orë për të thënë që nuk ndërpritet tjetri. Unë jam respekt dhe pretendoj respekt. Mua këtu ose më trajtoni si dëshmitar duke respektuar ligjin që ju ndalon të bëni komente dhe akuza. T’i thuash tjetrit që ti tregon përralla për të vënë popullin në gjumë… Po përsërisni të njëjtat pyetje. Ju thoni përralla, korrupsioni, qerosët. Do ta rrethosh me propagandë? Do dëgjosh përgjigjen, durim. Kjo histori që kanë shitur sahat uji ata. Çfarë më duhet mua. Jeni deputet i një qyteti që deri dje vuante si qen nga helmi, tymi, mbytja. Nuk hapnit dot dritaret në orën 5-6 pasdite. Tymi dhe gazrat toksikë nuk janë demokratë apo socialist. Sot Elbasani nuk ka më. Elbasani në vitin 2014 tejkalonte normën e parashikuar për grimcat e pluhurit në masën 16.37%. Mua nuk ka lindur ai burrë që mua më ndërpret.

Luçiano Boçi: Burrërinë tregoje në vend tjetër jo këtu. Këtu je dëshmitar. Kaq të vogël e paske burrërinë ti. Këtu e maske ti?

Edi Rama: Sekretarët e partisë m’i kanë bërë këto kur kam qenë i vogël. Nuk e ndërpres. Përgjigja është që Elbasani në vitin 2017 rezulton që nuk ka tejkalim të normës së BE për grimcat e pluhurit. Kjo është ajo që kam bërë unë për Elbasanin. Unë nuk merrem me procedura, udhëheq revolucione mjedisore. Kryeministri është për të thënë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë, si do bëjmë. Unë jam shoferi i dashur. Unë nuk jam anëtar i grupit që merret me makinën. Kjo është përgjigja. Tani pyetjen thatë përgjigjen thatë, pyetje me lëng, përgjigje me lëng.

Luçiano Boçi: A ka një VKM apo nuk ka?

Edi Rama: Kryeministri nuk bën VKM.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Territorialja’/ Berisha me aleatët 5 ditë para votimit në Kuvend: Drafti i PS i njëanshëm/ Përballet me kritika nga aleatët dil kryeso protestën

11:58 / October 3, 2026

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë statusin e UNESCO-s për Liqenin e Prespës

11:27 / October 3, 2026

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”/ Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK

11:14 / October 3, 2026

Dron i dyshimtë nga Bjellorusia, në alarm Lituania/ Mbyllet aeroporti i Vilniusit, ngrihen avionët e NATO-s

11:04 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.