Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Banorët e “5 majit” protestë para Drejtorisë së Policisë

21:56 / February 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
proteste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtëpitë e tyre janë shndërruar në gërmadha kujtimesh dhe muret e mundeve të tyre shumëvjeçare janë shembur, por sot banorët e “5 majit” protestuan në përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës, në shenjë kundërshtie për arrestimin e 5 prej tyre.

“Ata mund të na shembin ndërtesën, por jo jetën. Mund të na marrin pronën, por jo mendimin dhe të drejtën tonë.”, këto ishin fjalët e njerëz prej banoreve të “5 majit” për mediat teksa me ngulm kërkonte lirimin e 5 prej të arrestuarve nga protesta e ditës së djeshme.

Prej më shumë se dy muajsh banorët e “5 majit” të prekur nga projekti i rindërtimit kanë protestuar me shpresën se shtëpitë e tyre nuk do të shembeshin, ndërsa sot ata protestuan për familjarët, komshinjtë dhe miqtë e tyre. Për ata 5 banorë që u vunë në pranga, pasi në përpjekje për të ndaluar shembjen e ndërtesave kanë sulmuar rëndë efektivët e policisë, disa prej të cilëve përfunduan edhe në spital.  

 “Ne jemi mbledhur në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për motrën tonë Lauretën, Gjnin, Nduen dhe Agimin, për të gjitha banorët që i është mohuar e drejta dhe janë keqtrajtuar. E gjithë kjo vetëm sepse kanë mbrojtur shtëpinë e tyre.”, tha një tjetër banor.

Në protestën e ditës së sotme si në çdo tjetër nuk mund të mungonte edhe nënë Liza e cila i bëri thirrje qeverisë të lirojë të burgosurit.

“Unë i bej thirrje qeverisë, parlamentit, deputeteve, kanë gra, kanë fëmijë, kanë motra, kanë nëna, nuk duhet të ishin sjell kështu me Lauretën.”, u shpreh nënë Liza.

Një tjetër protestues, tha se këto ditë janë shumë të vështira për banorët që humbën shtëpisë dhe po përjetojnë një dramë familjare. Ai shtoi se brenda në burg ka njerëz të sëmurë dhe duhet të lirohen.

“Brenda në qeli ka njerëz të sëmurë, në pikë të hallin në drama familjare, 1 mijë halle dhe këta maskarenj i mbajnë të mbyllur në burg”- tha ai.

5maji Policia proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

13:57 / June 5, 2026

“Jam kushëriri i…”, si ra në kurth kambisti nga Durrësi. I morën 60 mijë euro

10:45 / June 5, 2026

Të shpallur në kërkim nga SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

10:23 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.