Banorët e “5 Majit” janë mbledhur sërish në protestë para parlamentit këtë të enjte, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Ndër dhjetëra protestues ishte edhe nënë Liza, e cila i’u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin në dorë fatin e tyre.
E kthyer së fundmi në simbolin e qëndresës së protestës së ‘5 Majit’, ajo apeloi për lirimin e djalit të saj dhe 4 të arrestuarve të tjerë.
“I bëj thirrje qeverisë, gjykatës, drejtësisë që të lirojnë fëmijët tanë. Unë e kam djalin në burg, ai është i sëmur, me tension. Unë kam vajtuar në shtëpi, si mund të rrijë nëna pa birin?! Ti lirojnë të arrestuarit. As në Afganistan nuk e kanë bërë kështu. I bëj thirrje rinisë, popullit shqiptar, që të hapi sytë dhe veshët, dhe të marrë në dorë fatin e këtij vendi.”, tha ajo.
