Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kishte bërë gati për shitje heroinën, arrestohet 37 vjeçari në Tiranë

11:02 / February 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 02 24 at 10.40.32 599x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Selita”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, ndersa ne pranga ka rene nje 37-vjecar.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi me inicialet G. Ç., 37 vjeç, banues në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE
Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi metadoni, një peshore elektronike, dy aparate celulare dhe 15.500 lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Selita”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– G. Ç., 37 vjeç, banues në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi 200 deri 500 gramë, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në rrugën “Irfan Tomini”, në bulevardin “Bajram Curri” dhe zona të tjera, kundrejt vlerës 1000 lekë të rinj një dozë me heroinë.

Në rrugën “Irfan Tomini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin G. Ç., 37 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, u gjetën një sasi metadoni, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokatët e Erion Veliajt 5 orë në burgun e Durrësit, përgatitet padia në Strasburg: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë

14:46 / July 28, 2026

I shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge, vetëdorëzohet në polici një personazh i shumëkërkuar

14:40 / July 28, 2026

Qeveria kufizon zhurmat në zonat bregdetare, miratohen nivele të reja decibelësh për sezonin turistik

13:03 / July 28, 2026

Raporti i DASH: Shqipëria objektiv i sulmeve kibernetike nga Irani dhe Rusia, vlerësohen edhe protestat e fundit

12:33 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.