Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Inceneratorët”, Basha: Janë shkatërruar provat, test nëse do të kemi një apo dy raporte

12:42 / February 24, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur punën e Komisonit Hetimor për Inceneratorët. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvedit, Basha tha se komisioni i drejtuar nga Jorida Tabaku grumbulloi provat që do të shërbejnë si indicie për drejtësinë. Basha tha gjithashtu se janë shkatërruar provat nga socialistët për të penguar zbardhjen e së vërtetës.

“Çdo moment që kalon është i çmuar për hetimin. Anëtarët socialistë kanë bllokuar disa dëshmi shumë të rëndësishme, duke filluar me atë të kolegut tuaj Artan Ramës. Dëshmitë e punonjësve që janë në presion. E vetmja mënyrë për ti shpëtuar burgut është që i detyruan të firmosin. Janë detyruar të hedhin firmën, atëherë e gjithë kallaj e rërës së gënjeshtrave të Ramës, bie.

Sot janë një ofensivë për të zhbërë të vërtetën. Ajo që nuk kanë llogaritur është se cili prej këtyre fakteve të aferës përbën indicie ligjore për SPAK për të vepruar. Nuk janë denoncime por fakte të një komisioni.

Unë dua të përgëzoj zonjën Tabaku dhe anëtaret  e PD në këtë komision. Kam marrë mijëra mesazhe në mbështetje të punës së komisionit. Po kështu kërkonin që puna të shkojë përpara. Nuk ia kanë dalë dot të hedhin perden e propagandës”, tha Basha.

Kryedemokrati e cilësoi si test atë që do të ndodhë në vijim, nëse do të ketë një apo dy raporte pas përfundimit të punës së komisionit.

“Në këto momente që flasin ata po përgatisin përgatitjen e raportin. Ky është edhe testi nëse do të kemi një apo dy. Një raport  do të dëshmonte se ka një fije3 ndërgjegje mes tyre deputetëve që nuk janë pjesë e kësaj afere. Ka një fije ndërgjegje se paratë që u janë vjedhur nuk do të mund ti gëzojnë në çfarëdo parajse fiskale ti kenë çuar. Ne do bëjmë gjithçka që ata që kanë qenë pjesë të shkojnë para drejtësisë. Janë paratë e shqiptarëve. Dhe ky është një test jo i parëndësishëm.

Për fat të keq natyra konfliktuale të këtyre viteve na ka bërë të besojmë se asnjëri prej tyre nuk do  votojmë raportin. Po i kërkojmë të votojmë për t;ju rikthyer shqiptarëve hakën, bukën e gojës. Ky është testi i parë. A do të ketë ndonjë socialist kurajon ta prodhojë me votë atë që thonë nën dhëmbë.  Dua ti shpreh mirënjohjen çdo socialisti që e ka bërë këtë. Me ta mund të ketë çështje që na ndajnë përjetë, por për këtë aspekt pavarësisht cili ka qenë motivi. Kemi harruar ta themi Mërtiri ka qenë anëtar i bandës së Aldo Bares në Lushnje”, deklaroi Basha. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026

Qeveria kufizon zhurmat në zonat bregdetare, miratohen nivele të reja decibelësh për sezonin turistik

13:03 / July 28, 2026

Raporti i DASH: Shqipëria objektiv i sulmeve kibernetike nga Irani dhe Rusia, vlerësohen edhe protestat e fundit

12:33 / July 28, 2026

Sekretariati i Etikës përjashton Agron Shehajn me 60 ditë, pritet kallëzim në Prokurori

11:55 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.