Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama e imitoi në Komision, Berisha: Kundërshtarët më citojnë si etërit Biblën e Kuranin!

13:17 / February 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berishaaa 745x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek afera e inceneratorëve.

Berisha deklaroi se është krijuar skema për të grabitur qytetarët. Gjithashtu Berisha u ndal edhe tek deklarata e kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e djeshme i cili ndërsa lexoi vendimin në Komisionin Hetimor, u shpreh se Berisha ka qenë i saktë.

Ish-kryeministri theksoi se kundërshtarët e citojnë si etërit citojnë Kuranin dhe Biblën.

“Që kundërshtarët e mi të citojnë emrin tim si citoni dikur biblën e Kuranin etrit e tyre. Para qytetarëve ndjehem i detyruar të bëj sqarime. Unë kam thënë se ineceneratorët janë përparësi, këtë e kam bërë dhe do ta bëj. Në renditjen që BE, për pastrimin e plehrave dikur ka qenë landfill sot incenerator, por metoda më e rekomanduar është riciklimi. As BE ,a s unë nuk kam ndërmend që plehrat të bëhen miniera floriri për mafien e të shndërrohen në burime fatkeqësie. Po përdorni këtu shifrën 420 mln, dua të sqaroj shqiptarët se afera ka mundësi që vetëm Tirana të jetë 420 mln dhe në tërësi mund të shkojë edhe më shumë. Keni dhënë koncesion për 30 vite dhe të paguani nga taksat qytetarëve  29 euro për ton për 30 vite. U ndërtuan disa landfille gjatë 2005-2013, por çmimi ka qenë 10 euro për ton. Ju i jepni me 29 euro për ton. Ju i detyroni ta depozitojnë dheun në Sharrë. Pra problemi është se inenceratorët dhe Sharrën i përdorët si miniera floriri. Sharra ishte si ndërmarrje publike…Kujt ia jep Bashkia e Tiranës koncesionin e Sharrës, Zotos, ai i cili është një hajdut. Përse i ngatërroni gjërat?  Për djegësin e  Tiranës nga buxheti i shtetit po jepen 29 euro për ton nga taksat e shqiptarëve. Duke mbledhur qindra tonelata ai po mbledh paratë për këto ndjekësit. Komisioni nuk i shkoi në rrënjë problemi, nuk u thirr Artur Metani. Aty duhet të ishte Metani dhe don Agaçio, i cili në Komision shprehej nuk mbaj mend.”, tha Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026

Qeveria kufizon zhurmat në zonat bregdetare, miratohen nivele të reja decibelësh për sezonin turistik

13:03 / July 28, 2026

Raporti i DASH: Shqipëria objektiv i sulmeve kibernetike nga Irani dhe Rusia, vlerësohen edhe protestat e fundit

12:33 / July 28, 2026

Sekretariati i Etikës përjashton Agron Shehajn me 60 ditë, pritet kallëzim në Prokurori

11:55 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.