Me anë të një postimi në Instagram,ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila i ka bërë një thirrje ish-shokëve të tij të ekipit, Vladislav Naumets dhe Orest Kuzik, të cilët janë nga Ukraina.
Ai i ka ftuar në Shqipëri bashkë me familjet e tyre, që të mund të strehohen në vendin tonë deri sa gjendja të mund të qetësohet.
Ky gjest nga ana e Lilës ka shkaktuar dhe një jehonë në mediat greke, e cila ka marrë një vëmendje të madhe nga ana e tyre.
