Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministeriali i OSBE, Xhaçka: Të bashkojmë forcat për t’i qëndruar pranë Ukrainës

19:26 / February 24, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhacka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e posaçëm në nivel ministror të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, që u mbajt në Vienë.

Ministrja Xhaçka theksoi se sulmi kundër Ukrainës është një krim dhe se Rusia do të mbajë përgjegjësinë e plotë për pasojat e tmerrshme të këtyre sulmeve.

Sipas saj, përgjigjia e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe e komunitetit ndërkombëtar në tërësi, duhet të jetë e prerë, e koordinuar dhe me pasoja të menjëhershme.

“Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë Krimenë dhe ujërat e saj territoriale. Në këtë moment kritik, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë, ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën, popullin dhe qeverinë e saj”, tha ajo.

Këshilli i Përhershëm është organi kryesor vendimmarrës për konsultime të rregullta politike dhe për qeverisjen e punës së përditshme operative të OSBE-së nëpërmjet mbledhjeve të Këshillit Ministror.

Ministeriali i OSBE Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.