Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmi në Ukrainë/ Paralajmëron Panariti: Rrezikohet mungesë e drithrave në treg

20:00 / February 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
564c5d72 3d9b 4bb0 bc40 373a6f73bbdc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministri i Jashtëm Edmond Panariti ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku u diskutua lidhur me situatën në Ukrainë.

Panariti u shpreh se aktorët pjesëmarrës në këtë mbledhje treguan angazhim për të përballuar të gjitha rreziqet që agresioni ushtarak mund të shkaktojë.

Përsa i përket pasojave që mund të ketë Shqipëria nga lufta Rusi-Ukrianë, Panariti tha se rreziku nga agresioni ushtarak i Rusisë është shumë dimensional.

“Rreziku nga agresioni ushtarak i Rusisë është shumë dimensional, nuk bëhet vetëm fjalë për ballafaqim të hapur ushtarak. Bëhet fjalë për ndërhyrje të sofistikuara siç janë sulmet kibernetike, paralizim i të dhënave bankare, transferta. Në këtë pikëpamje kërkohet edhe angazhim i strukturave tona për të rritur në maksimum sigurinë kibernetike. Përshkallëzimi i kërcënimit mund të jetë për t’u futur në të dhëna sensitive, për t’u futur në të dhënat bankare”, tha Panariti.

Përsa i përket ndikimit në ekonominë shqiptare, Panariti theksoi se Shqipëria duhet të ruajë një kuotë që të sigurojmë të paktën 60% të nevojave tona për grurë dhe miell.

“Pavarësisht se Shqipëria nuk është konkurruese e drithrave në tërësi, Shqipëria duhet të ruajë një kuotë të mbjelljes së drithrave. Duhet të sigurojme të paktën 60% të nevojave tona për grurë dhe miell. Mund të futemi shpejt në një bllokim të tregjeve dhe mund të ketë mungesë të grurit e miellit, produkte shumë sensitive. Situata mund të përshkallëzohet shumë keq”, theksoi Panariti për Vizion Plus.

panariti tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.