Presidenti i SHBA Joe Biden mbajti një fjalim mbi situatën në Ukrainë, dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak të enjten dhe njoftoi sanksione të reja të forta ndaj Rusisë
I pyetur nëse do të flasë me Putin në këtë pikë të situatës ai e mohoi kategorikisht si opsion.
Pjesë nga deklarata për shtyp
A do të flasësh me Putin në këtë pikë?
BIDEN: Nuk e kam në plan të flas me të!
Nuk e përmendët SWIFT në sanksione, a ka ndonjë arsye?
BIDEN: Është një opsion në tavolinë.
Kur do mbarojë kjo situatë?
BIDEN: Di çfarë ka bërë ai. Rusët e dinë se çfarë ka bërë ai. Perëndimi do të qëndrojë bashkë.
A e nënvlerësuat Putin?
BIDEN: Nuk e kam nënvlerësuar. Ai ka ambicie në Ukrainë dhe mendoj se ambiciet e tij janë në kundërshtim me ato të botës.
