Opozita ka lajmëruar protestën në orën 11.00, teksa kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbëritur në zyrën e tij në selinë blu i shoqëruar nga bashkëshortja rreth orës 09.30.
Në rrugët e Tiranës, afër kryeministrisë ku dhe do të mbahet protesta janë parë edhe blinda të forcave të rendit, ndërkohë që mjaft njerëz që vijnë nga rrethet po grumbullohen në sheshin “Skënderbej”. Më poshtë janë dhe pamjet se si është situata një orë para nisjes së protestës.