Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar pas mbledhjes së krerëve të qeverive se aleanca ka 100 avionë në gatishmëri të lartë, në 30 vende të ndryshme.
Ai theksoi se Rusia është një agresor, ndërsa Bjellorusia është mundësuesi.
“Bota kërkon llogari nga Rusia dhe Bjellorusia për veprimet e tyre”, tha fillimisht Stoltenberg.
Ai sqaroi se Aleanca ka aktivizuar planet e veprimit ushtarak mbrojtës. Sipas tij, nuk ka vend për keqkuptime, pasi NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.
Rusia do të “paguajë një çmim të rëndë për vitet në vijim” nga ky gabim i rëndë, vijoi Stoltenberg.
“Ne jemi duke vendosur elemente forcash në tokë, det dhe ajër në përgjigje të pushtimit të Ukrainës”, tha ai.
Shefi i NATO-s garantoi se do të bëhet ajo që duhet për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës.
